Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.
“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo për gazetën serbe “Politika”.
Mes tjerash, presidentja greke theksoi se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.
“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou.
Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Shefja e shtetit grek do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi nga data 27 deri më 29 mars dhe do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, bën të ditur zyra e kreut të shtetit serb.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...