Të paktën 26 viktima, dhjetëra të plagosur, shkatërrim masiv, dhe lagje të tëra të rrafshuara.
Është ky bilanci që la pas tornado e fuqishme që goditi shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës.
Në Rolling Fork të Misisipit, qytezë thuajse e fshirë nga faqja e dheut, shtëpitë janë kthyer në rrënoja, e nëpër rrugë ka vetëm automjete të copëtuara, tulla dhe xhama të thyer.
Te paktën 10 tornado goditën Misisipin, Albamën dhe Tenesin, duke mbjellë shkatërrim kudo në rrugën e tyre. Në qytezën e Rrollong Forks, erërat i kaluan 270 km në orë.
“Ishte sikur shpërtheu një bombë”, rrëfejnë të mbijetuarit. Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Misisipin ditën e diel dhe urdhëroi ndihma federale për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.
Ai i përshkroi si tejet të dhimbshme dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Tornado goditi në mesin e natës, ndërsa qytetarët ishin në gjumë dhe nuk i kishin dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve.
Shumë vetë tregojnë se sinjali i parë se diçka e tmerrshme po ndodhte ishte zhurma e fortë. Një qytetar i Rolling Fork thotë për BBC se kishte shpëtuar për mrekulli.
“Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të ngjashme. Vrapova në banjë dhe u struka në vaskë. Mendoj që kjo më shpëtoi”, tregon Francisko McNight./A2CNN
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...