Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, në seancën e sotme të Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve si të pozitës dhe të opozitës që të jenë një zëri karshi Serbisë, kjo pas diskutimeve të fundit në vend për aneksin e planit të zbatimit evropian, për të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ranë dakord në Ohër.
Dehari, gjithashtu deputetëve u ka lexuar edhe një letër të kongresistëve amerikanë drejtuar Kosovës, në të cilën kërkohet që të mendohet dhe të përfshihen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në këtë marrëveshje.
“Po ua lexoj këtë letër të kongresistëve amerikanë që t’ua rikujtoj edhe njëherë. Nuk duhet t’i harrojmë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Dehari.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari