Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë, Petrit Nuraj, ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik.
Me këtë rast, Vitia ka thënë se si ministër do të punojë që të rrit cilësinë e shërbimeve dhe do të zgjerojë listën e shërbimeve në sektorin publik.
“Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çka do që keni nevojë për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore. Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera. Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik”, tha Vitia./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...