Këto janë ngjarjet që e karakterizojnë ditën e sotme.
10:00
Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS organizojnë diskutim me temën “Formalizimi i punësimit”. Marrin pjesë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj; kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi; kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna etj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim rtj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Gjinekologji, QKUK)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë; miratimin e Planit të Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
11:00
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, Prishtinë)
11:00
Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e OVL-së, rruga UÇK, Prishtinë)
12:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 23 shkurt dhe 9 mars. (Ndërtesa e Kuvendit)
13:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” organizon manifestimin e Ditës Botërore të Ujit. (Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura, Gjakovë)
13:30
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), viziton shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan. (Shkolla “Thimi Mitko”, Gjilan)
14:00
Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi me temën “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”. Marrin pjesë Albulena Haxhiu, Eliza Hoxha, Jehona Lushaku Sadriu etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...