Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale. Me theks të veçantë, për ndryshimet e reja që janë përfshirë në Kodin e Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti, e me të cilat po ballafaqohen prokurorët në të gjitha nivelet e prokurorive të vendit.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e vazhdimit të nxjerrjes së udhëzimeve që do të ndihmojnë prokurorët për tejkalimin e sfidave në zbatimin në mënyrë sa më profesionale të këtij Kodi.
Ndër të tjera, temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe aplikimi i Projektit të SMIL, ku u diskutua për progresin e arritur dhe angazhimin e kryeprokurorëve për të realizuar aplikimin e këtij programi nga të gjithë prokurorët në sistemin prokurorial.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi njoftoi të kryeprokurorët dhe prokurorët e ZKPSH-së, se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij programi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë dhe planifikimit më të mirë të punës./arbresh.info/
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...