Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore gjysmëfinale do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Prishtina që tanimë po drejtohet nga Debatik Curri ka pasur fat në short, të paktën në “letër”, pasi do të përballet me Vushtrrinë, ekipin që bën gara në Ligën e Parë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.
Përballjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë pjesëmarrjen direkt në garat evropiane.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...