Real Madridi po përgatitet të ketë bisedime me Eduardo Camavinga për vazhdimin e kontratës së tij.
Francezi ka qenë i rëndësishëm për klubin këtë sezon, duke luajtur në disa pozicione të ndryshme.
Ndërsa Camavinga preferon të luajë si mesfushor, ai gjithashtu ka luajtur shumë minuta edhe si një mbrojtës i majtë.
Sipas The Athletic, Reali dëshiron të sigurojë që Camavinga të jetë lojtari i tyre për një kohë të gjatë në mes të interesimit nga Manchester United. I riu është rekomanduar te United nga ish-bashkëlojtari i Realit, Casemiro.
Burimi shton se 20-vjeçari do të ketë një rritje pagash për përpjekjet e deritanishme në klub.
Ata gjithashtu do të shtojnë një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e tij për të shmangur interesimin nga klubet tjera.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...