Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të vazhdojë të mbështesë gratë fermere, duke iu dhënë përparësi në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kështu tha Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi, gjatë një takimi që pati me drejtueset e Shoqatës Afariste të Gruas, SHE -ERA.
Ai i njoftoi ato me programin e sivjetshëm për mbështetje të fermerët, ku theksoi faktin se ka me shumë mundësi dhe më shumë buxhet.
Ministri tha se edhe këtë vit në kriteret për vlerësimin e projekteve, gratë fermere do të kenë përparësi, kjo me qëllim të stimulimit të tyre për t’u angazhuar në biznese të ndryshme në fushën e bujqësisë.
Pos tjerash, ai tha se përveç kësaj, në programin e sivjetshëm, gratë në zonat rurale kanë më shumë mundësi, pasi janë shtuar edhe nen-sektorë të ndryshëm që do të mbështeten, si punët artizanale, kultivimi i produkteve bujqësore, projekte të ndryshme të turizmit rural dhe fusha të tjera. Këto, shtoi ministri, krijojnë mundësi të reja për vetëpunësim dhe punësim të grave në zonat rurale në veçanti.
Ministri deklaroi se programet në vazhdimësi do të hartohen në bashkëpunim me të gjitha palët e interesit, dhe ne këtë drejtim edhe me shoqatën SHE-ERA.
Nga ana tjetër, Mirlinda Kusari – Purrini, falënderoi ministrin për pritjen dhe mbështetjen e dhënë deri më tani. Ajo e informoi ministrin për projektet e realizuara deri më tash dhe për planet për të ardhmen./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...