Autoritetet në Indi kanë miratuar blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 8.5 miliardë dollarë. Sipas “NDTV”, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se do të blihen edhe 200 raketa “BrahMos”, 50 helikopterë për qëllime të përgjithshme, armë të rënda dhe sisteme të luftës elektronike.
Në njoftim thuhej se ishte miratuar blerja e pajisjeve me vlerë 705 miliardë rupi ose 8.5 miliardë dollarë. Porositë thuhet se do t’u dorëzohen prodhuesve indianë të armëve. Raketat “BrahMos” që do të përdoren nga ushtria e Indisë janë duke u zhvilluar nga kompania ruso-indiane “BrahMos Aerospace”.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...