Një nxënës i shkollës fillore ka hedhur gaz lotsjellës brenda ambienteve të shkollës së tij.
Sipas raportit të Policisë, dje gjatë orës 11:30, dyshohet se i dyshuari e kishte bërë këtë vepër në fshatin Kqiq i Madh, përcjell arbresh.info.
Në lidhje me rastin, është intervistuar i dyshuari dhe dy dëshmitarë.
“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 17.03.2023-11:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...