Është personazhi më i përfolur i “Big Brother Vip 2”, por Luizi mund të ishte bërë pjesë e këtij formati që në edicionin e tij të parë.
Këtë e ka pohuar vetë Luizi gjatë ditës së sotme. Në një bisedë në tavolinën e bukës me Gertin, Kiarën dhe Dean, Luizi ka treguar se ka qenë ftuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 1”, por pati arsye pse nuk pranoi. Atij i ndërroi jetë babai dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.
Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”
Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.
Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?
Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.
“Big Brother VIP 1” u fitua nga Ilir Shaqiri, ndërsa në vend të dytë u rendit Donald Veshaj. Megjithatë, të gjithë do të ishim shumë kureshtarë për të parë se si do të ndryshonte loja e edicionit të parë me Luizin aty.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut