Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin menaxherial, mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorët e tij.
Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e Hoxha drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi. /arbresh.info/

Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra