Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”, sot kanë filluar edhe në praktikë trajnimet që do të shërbejnë veçanërisht në raste kur një grua ose foshnja e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë Heleni Vakali, vizituan klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku po zhvillohen trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.
Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive, ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumë disiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta.
Gjithashtu, Ministri Vitia theksoi se të gjitha gratë shtatzëna duhet të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar, kur është e nevojshme, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info
Vdekja e Festim Isufit, Prokuroria: Familja ka pranuar rapor...
Osmani: Refugjatët nuk janë numra, ata janë histori mbijetes...
Peci kundërshton deklaratat e Abdixhikut për Gërvallën, e qu...
Macron: Franca, Gjermania dhe Britania ofrojnë negociata të ...
Spiropali thirrje Iranit: Ndaloni aktivitetin bërthamor sipa...
Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e a...