Policia britanike ia “rikujtoi rregullat” kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe gruas së tij pasi lejuan qenin e tyre të bredh lirisht pa litar në Hyde Park të Londrës.
Një videoklip i shpërndarë në mediat sociale shfaq një tabelë njoftimi ku thuhej: “Qentë duhet të mbahen me litarë”, duke rikujtuar gjithashtu se përndryshe, kjo paraqet shkelje të ligjit, ndërsa më pas kryeministri Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty, i vunë litar qenit të tyre të quajtur Nova.
Gjithashtu, një video e shpërndarë nga një përdorues në TikTok shfaq momente kur qeni ishte i lirë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për një video që tregon një qen duke u larguar nga litari në Hyde Park. Një zyrtar, i cili ishte i pranishëm në atë kohë, foli me një grua dhe i kujtoi asaj rregullat. Qeni u rikthye në litar”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Londrës për BBC.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...