Zogaj: Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk do ta tolerojmë

13:27 | 14 Mars 2023
A Z

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pas punëtorët e mirëmbajtjes se qytetit kanë hyrë në grevë.

Zogaj ka thënë se gjendja është alarmante në kryeqytetin e Kosovës, por sipas tij, kjo “kjo gjendje është e papranueshme” dhe komuna e Prishtinës “nuk do ta tolerojë”.

“Jemi duke u marr’ intenzivisht me ketë problem dhe shpejte arrijmë marrëveshje!”, ka përfunduar ai.

Më poshtë mund të a lexoni postimin e plotë të nënkryetarit të Prishtinës.