Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, ku vdiqën gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.
“24-vjet më parë, ushtria dhe policia e regjimit gjenocidal të Serbisë, sulmoi me granata tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë”.
“Sot është ditë pikëllimi e reflektimi, ndaj kujtojmë me respekt jetët e humbura, por edhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve të kësaj barbarie”.
“Mbetet përkushtim i yni që të vërtetën për krimet sikurse ky ta themi gjithmonë dhe kudo, por edhe të angazhohemi maksimalisht që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë ajo.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje