Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Serbia po e paguan çmimin për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por se sipas marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të ishte ndryshe edhe sikur të ishte bërë një gjë e tillë.
“A na kushton mosvendosja e sanksioneve, po, dhe Serbia po e paguan atë çmim. Por marrëveshja nuk do të ishte një grimë ndryshe, kjo nuk ka asnjë lidhje me të. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tregua i sinqertë kur u shpjegoi qytetarëve. Ne po paguajmë një çmim të caktuar sepse kemi mundur të marrim një çmim më të mirë për obligacionet qeveritare, kredi më të favorshme, më shumë investime”, tha ajo për TV Prva.
Sipas saj “çmimi i politikës së pavarur paguhet gjithmonë” dhe se marrëveshja do të kishte qenë ndryshe po të mos ishte Aleksandar Vuçiq, sepse siç tha Bërnabiq, “ai e vendosi temën në rend dite dhe luftoi për gjëra që mendohej se ishin të pamundura, kështu që sot zyrtarët botërorë thonë se nuk është njohje e Kosovës, por bëhet fjalë për normalizim”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...