Senzacioni i këtij sezoni në Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, sot ka kuptuar një pjesë të madhe të përkrahjes së jashtëzakonshme që ka jashtë.
Fansat atij i kanë dërguar për të dytën herë një dron, në të cilin i kanë treguar numrin e ndjekësve që ka arritur në Instagram, e që është mbi 570 mijë.
Në momentin që Ejlli pa dronin, ishte bashkë me Kiarën e Visin në oborr.
Menjëherë pas kësaj, Luizi reagoi i entuziazmuar.
Ai tregoi faktin se Instagramin e ka hapur vetëm në momentin kur ka hyrë në Big Brother Vip Albania.
Luizi para disa ditësh ndërkaq thoshte se shpreson që Instagrami i tij ka arritur në 10 mijë ndjekës, por ndoshta s’i ka shkuar mendja që ka rreth 57 herë më shumë ndjekës.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten