Rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet përkohësisht, nga data 13 mars, për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve në këtë pjesë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës derisa ka thekuar se do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë.
Ministria ka kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative ndërsa ka shtuar se banorët do të mund t’i shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugët ekzistuese.
Gjithashtu është publikuar një hartë e cila tregon se nga do të mund të qarkullojnë automjetet gjatë kësaj periudhe.
“Për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve të rrugës Nacionale N25.3 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Livoç i Poshtëm, gjithashtu nga fshati Budrigë e Poshtme, Pasjan, Velekincë deri në Gjilan do të mbyllet për qarkullimi të automjeteve nga data 13 mars 2023 dhe do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë prej orës 07:00 deri në orën 18:00. Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe automjete jo më të mëdha se 3.5 t t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /arbresh.info/
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...