I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk është i shqetësuar për kundërshtimet e opozitës në lidhje me propozimin evropian.
Pas takimit me LDK-në, Lajçak para gazetarëve tha shkurtimisht se ai është optimist se opozita do ta pranojë këtë propozim, raporton arbresh.info
Ai gjithashtu theksoi se në vazhdën e angazhimit të shtuar të BE-së në lidhje me planin evropian, e ka parë të rëndësishme që t’ua prezantojë më gjerësisht këtë plan edhe partive opozitare.
“Pas publikimit të propozimit evropian, ka qenë e nevojshme nga ne, bashkësia ndërkombëtare që t’ua prezantojmë edhe partive opozitare detajet e këtij plani”, tha Lajçak.
Përndryshe, Lajçak dje ka takuar edhe krerët e dy partive të tjera opozitare, PDK-së dhe AAK-së. Ndërkaq, dje takoi krerët e shtetit. /arbresh.info/

Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...