Zëvendëskryeministri për për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, deklaroi se votimi i sotëm në Këshillin e Ministrave është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Bislimi përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se me votimin e sotëm, po shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.
“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së” ka thënë mes të tjerash Bislimi.
Ai thotë se hapat më lartë pritet të përfundojnë brenda pjesës së parë të këtij viti.
“Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024” përfundoi Bislimi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...