Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura edhe në seancën e sotme, pas një pyetje që i bëri Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.
Ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ai e cili i tha Ministrit që s’ka qenë në gjendje qe 18 vite ta përfundojë specializimin.
‘I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vite, kërkova një përgjigje. Çka me thanë z.Vitia qe 18 vjet një specializim s’ke qenë në gjendje me kry. Uroj të punosh në sektorin privat më shumë…”, tha Haxhiu.
Pas kësaj ndërhyri Konjufca, i cili duke qeshur e pyeti Vitinë se pse s’po e përfundon doktorraturën si deputeti Haxhiu, deklaratë pas së cilës shpërthyen të qeshurat.
“Ministër, pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi ti? “, tha Konjufca.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...