12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.Marketing
Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.
Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.
“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.
Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.
“Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.
Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.
Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...