Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me importimin e qymyrit nga Serbia, me çmim tre herë më të shtrenjtë se në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm qymyr sa për t’i përmbushur kërkesat e bizneseve. Këtë situatë ai e ka përshkruar me fjalët “Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr”.
“Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli”. Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”, ka thënë Hoti./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...