Policia e Kosovës pret Shqiptaro-Amerikanët në takim

15:51 | 8 Mars 2023
Emir Abduramani

Një delegacion Shqiptaro-Amerikan ka vizituar sot Policinë e Kosovës.

Në një njoftim për medie, Policia e Kosovës ka njoftuar se me në krye Elton Shametaj, ky delegacion u prit nga U.d i drejtorit të Policisë, Fehmi Hoti, ndërkaq në takim u diskutua për sigurinë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, përcjell arbresh.info.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi u shkëmbyen dhurata dhe rekuizita, përfshirë mirënjohje nga Shoqata AALEA për ICITAP-in amerikan.