Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë sot, në të cilën u miratua Projektligji për Barna.
Vitia ka thënë se nga ky projektligj fitojnë më së shumti qytetarët, të cilët nuk do abuzohen dhe nuk do të shpenzojnë aq shumë për barna.
“Është një politikë e re që do ta ndihmojë ministrinë për të vendosur standarde dhe do ta bëjë rregullimin e shumëpritur të produkteve mjekësore në tregut farmaceutik. Përfitues janë qytetarët që do të mbrohen nga çmimet abuzime dhe shpenzimet tepër të larta”, është shprehur Vitia.
Sipas Vitisë, nga tash më s’do të ketë barna të njëjta me çmime të ndryshme.
Ai ka premtuar edhe punësimin e 42 inspektorëve shëndetësorë, të cilët do të inspektojnë implementimin e këtij ligji në terren.
“Rritja e numrit të inspektorëve ka qenë premtim i yni elektoral. Me buxhetin e këtij vitit është paraparë që të punësohen 42 inspektorë shendetësorë”, tha ai./arbresh.info
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...