Gresë Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka publikuar në rrjetin e saj social një fjalim të babait të saj në Gjykatën Speciale.
Në shenjë nderimi për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, Gresa ka publikuar fjalimin ku Jakup Krasniqi flet se është arsimuar për të qenë mësues.
“Jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, kishte thënë Jakup Krasniqi në Hagë.
Të gjithë shqiptarët kudo që janë sot shënojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit e që është një ngjarje me rëndësi të madhe për arsim.
Më 7 Mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...