Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vizituar Prekazin legjendar për nder të 25 vjetorit të rënies heroike të Jasharajve dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Për nder të 25 vjetorit të rënies heroike të Jasharajve dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Presidenten, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, me kolegë ministra dhe deputetë, bëmë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Si çdo vit tjetër, edhe në këtë përvjetor baca Rifat na nderoi duke na pritur në odën e madhe të familjes Jashari. Trimëria dhe rezistenca e familjes Jashari mbeten pjesa më e lavdishme në historinë e kombit tonë”, thotë Sveçla, raporton “Arbresh.info”.

Ai thotë se me krenarinë më të madhe e kujtojmë edhe sot familjen Jashari, të cilët me idealin dhe sakrificën e tyre trasuan shtigjet e lirisë dhe ardhmërisë për popullin dhe kombin shqiptar.
“Lavdi veprës dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të cilët dhanë jetën për liri!”, shkruan Sveçla./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?