Kryeministri grek ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të hetojë dhe vërë në dukje problemet dhe keqfunksionimin që çuan në tragjedinë hekurudhore të pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë rreth 60 persona.
Sipas raportimeve të mediave helene, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që komisioni ta bëjë punën e tij në një kohë sa më të shkurtër, ku anëtarët e komisionit do të marrin në pyetje stafin teknik të hekurudhave, ekspertët dhe çdo person tjetër që do të jetë e nevojshme për të hedhur dritë mbi motivet e tragjedisë.
Sipas së përditshmes “Kathimerini”, që citon burime qeveritare, grupi i posaçëm do të përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve që rëndojnë mbi aksidentin e rëndë brenda një muaji.
Bëhet me dije se të enjten, kryeministri Micotakis dha tre urdhra, hetimin e aksidentit, vazhdimin pa ndërprerje të modernizimit të infrastrukturës hekurudhore dhe veprimin e autoriteteve për garantimin e sigurisë së udhëtarëve.
Aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lokalitetin Tempia, pranë qytetit të Larisës, në aksin hekurudhor Athinë-Selanik.
Aktualisht numri i konfirmuar i të vdekurve nga autoritetet është 57, teksa aktualisht në spital po marrin trajtim 48 persona, 6 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...