Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar vizitat e tij nëpër familjet e personave që po braktisin Kosovën.
Kësaj radhe, Krasniqi ka qëndruar në Gjakovë.
Krasniqi ka thënë se përgjigja e Qeverisë ndaj këtij siç e quan ai “eksodi masiv” është anemike dhe aspak serioze.
Ai thotë se qytetarët po varfërohen nga çmimet e larta e pagat e ulëta.
“Koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë