Bashkimi Evropian thotë se Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Marrëveshjen dhe aneksin ose planin e zbatimit.
Brukseli thotë se pa planin e zbatimit, i cili konsiderohet pjesë përbërëse e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, e njejta do të ishte vetëm “një deklaratë politike, pa asnjë detyrim ligjor apo politik për palët”.
Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër , ka konfirmuar një zyrtar i Bashkimit Evropian.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Skenari i dëshiruar për palën evropiane është që ky të jetë një takim ku liderët do të bien dakord për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e marrëveshjes.
Diskutimi për propozimin evropian konsiderohet i mbyllur për palën evropiane, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e mbajtur më 27 shkurt në Bruksel, u pajtuan për tekstin e propozimit të BE-së./rel
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...