Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkaktuar të qeshura në Kuvend në seancën e enjtes teksa ka përdorur një nocion në gjuhën gjermane.
Derisa po raportonte para deputetëve për planin evropian, ai ka bërë një shpjegim të koncepteve që përmenden aty.
Sipas tij, në këtë propozim përmendet nocioni ‘overcome the past’ që në shqip do të thotë ‘kapërce të kaluarën’. Ndërsa, Kurti tutje ka treguar se në origjinal në gjuhën gjermane përmendet nocioni ‘fair gan dan hulls bevel teague’.
Por, teksa ka shqiptuar këtë fjali, deputetët kanë filluar të qeshin e kryeministri ka gjetur një zgjidhje tjetër për t’ua shpjeguar këtë nocion. Ai ka lëshuar një audio se si shqiptohet kjo fjali në gjuhën gjermane.
“Nocioni ‘overcome the past’ (shqip: kapërcej të kaluarën) përbën një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo ta harrojnë atë, përndryshe do të titullohej ‘forget the past’ (shqip: harro të kaluarën) ose ‘disregard the past’ (shqip: mosrespektim i të kaluarës). Nocioni ‘overcome the past është’ konceptualisht dhe literalisht në origjinal pra gjermanisht i quajtur ‘fair gan dan hulls bevel teague’. Meqenëse akcenti im është padyshim jo i duhuri po ua lëshoj një audio si thuhet kjo fjalë në gjermanisht prej së cilës është marrë koncepti”, ka thënë Kurti.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale