Një 49-vjeçar, shtetas francez, është gjetur i pajetë në ambientet e një bujtine në fshatin Gjerbës të Skraparit.
Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen nga pronari i bujtinës shtetasi M.L..
Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka gjetur të pajetë shtetasin francez C.F. në trupin e të cilit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit”, njofton policia.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran