Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka bërë homazhe, bashkë me kolegët e tij në Kompleksin e varrezave në nderë të 25 vjetorit të masakrës në Likoshan dhe Qirez.
Krasniqi tha se 25 vjet nga Beteja e Likoshanit dhe Qirezit, ku forcat policore e paramilitare serbe, në pamundësi të ballafaqimit me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen një nga masakrat më të tmerrshme në rajonin e Drenicës, duke vrarë në mënyrën më barbare burra, gra e pleq të paarmatosur.
“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, për të nderuar sakrificën dhe flijimin e atyre që ranë heroikisht, që ne ta gëzojmë jetën në Kosovën e lirë”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës