Në ditën kur në Bruksel po takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolomeo, ka vazhduar te mohojë realitetin e krijuar më 17 shkurt 2008 – pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Spanja vazhdon ta respektojë të ashtuquajturin “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, sipas tij “me përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e ka dhënë fjalën e saj që pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Pos që Spanja nuk e njehë Kosovën shtet, i ka premtuar Serbisë që do t’i mbrojë interesat e saj nëpër organizata ndërkombëtare, duke nënkuptuar vota kundër Kosovës.
Po ashtu ambasadori spanjoll ka thënë se presidenca e ardhshme e Spanjës me Bashkimin Evropian do të jetë e një rëndësie të madhe për procesin e integrimit evropian të Serbisë, ka raportuar Tanjug.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Rinumërimi i 914 vendvotimeve në QNR drejt fundit: VV e para...
Mjekja iraniane thotë se forcat e sigurisë po “qëllojnë bren...
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut