Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka përmendur Adem Demaçin e Astrit Deharin, ku për këtë të fundit kërkoi drejtësi.
Kryeministri tha se ish-aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur, ndërsa Demaçin e cilësoi si vigan të rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe.
“Të dy janë busulla të Lëvizjes sonë dhe për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja. “Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin, kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund për shokun tonë, Astrit Deharin”, u shpreh Kurti. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...