Nesër Kuvendi i Kosovës mban ceremoninë e dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas me rastin e njëvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga agresori rus.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Kuvendi – Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, përcjell arbresh.info
“Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, të premten, më 24 shkurt 2023, në emër të popullit të Kosovës organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ceremonia pritet të filloj nga ora 13:15.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krye parlamentari Glauk Konjufca si dhe përfaqësuesja e gazetarëve ukrainas në Kosovë Luidmyla Makei, të cilët do të mbajnë edhe fjalim hyrës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...