Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Peronave me Aftësi të Kufizuara, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.
“Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale”,thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu është theksuar se Ministria për Financa, Punë dhe Transfere mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.
“Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme”./arbresh.info/

Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku