Rusia do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të shtuar rritjes së forcave të saj bërthamore dhe do të fillojë dërgesat masive të raketave hipersonike Zircon të lëshuara nga deti, tha të enjten Presidenti Vladimir Putin.
Në një fjalim për të shënuar festën e Mbrojtësit të Atdheut të enjten, Putin tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të furnizojë forcat e saj të armatosura me pajisje të përparuara.
Presidenti rus i bëri komentet dy ditë pasi njoftoi se Rusia do të tërhiqej nga traktati i ri START, marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve me Uashingtonin.
Traktati përcaktonte kufizimin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokonte secili vend.
“Ashtu si më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të treshes bërthamore,” tha Putin, duke iu referuar raketave bërthamore të bazuara në tokë, det dhe në ajër.
Ai tha se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat – një armë e aftë për të mbajtur disa koka bërthamore – do të vendosen këtë vit.
“Ne do të vazhdojmë prodhimin masiv të sistemeve hipersonike Kinzhal me bazë ajrore dhe do të fillojmë furnizimet masive të raketave hipersonike Zircon me bazë në det,” tha ai./voa
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...