Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.
Në takim më ambasadorin Mizuuchi, Osmani theksoi se Japonia është një aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës.
Osmani falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme, duke potencuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje përderisa Kosova vazhdon angazhimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi lartë edhe kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim.
Përmes një komunikate për media nga Presidenca bëhet e ditur se në takim u diskutua për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.
Osmani theksoi se ka potencial të madh për investime të mëtejshme të investitorëve japonez në fusha si teknologjitë e rinovueshme, turizmi malor, infrastrukturë, arsim, teknologji informative dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja potencoi se Japonia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës, ndërsa me ambasadorin Mizuuchi u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit./arbresh.info/




Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...