Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar përfundimisht nga puna, Burim Buleshkajn ish-ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Operativë Sigurisë dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i Drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Kjo për veprën, shkelje e rëndë në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016, ku raportohej se kishte vdekur aktivisti i Vetëvendsojes, Astrit Dehari.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.
Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.
Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.
Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...