Sot u mbajt mbledhja e 130-të, e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka themeluar strukturën për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.
“Sot në këtë mbledhje po e themelojmë strukturën e strategjisë kundër korrupsionit. Kjo po bëhet në vazhdën e reformave në drejtësi dhe administratë publike, me përpjekjet tona që nga fillimi për sundim të ligjit dhe zbatim të tij”, ka thënë Kurti, tranemseton arbresh.info
Më poshtë gjeni adresimin e plotë të Kryeministrit:
Sot para nesh kemi një mbledhje mbase më të shkurtër se sa zakonisht, por me një pikë të rëndësishme në rendin e ditës. Po e themelojmë strukturën për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.
Në këto gati dy vite të qeverisjes kemi dëshmuar bindshëm dhe në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimit dhe korrupsionin, si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike. Edhe përmes veprimeve tona të përditshme, edhe përmes vlerësimeve vjetore të raporteve ndërkombëtare sikurse ai i indeksit të të Transparency International ose i Raportit të Bashkimit Evropian për vendin.
Krahas vullnetit dhe guximit për të zbatuar ligjet në fuqi, kemi miratuar këtu edhe ligje të tjera, që do të jetësonin reformat e programit tonë qeverisës dhe ndryshimet për të cilat qytetarët tanë votuan masivisht dy vite më parë.
Ligji për Këshillin Prokurorial, që parasheh reformën në sistemin e drejtësisë; mandej ligji për Zyrtarët Publikë, që parasheh reformën në administratën publike; dhe ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që parasheh luftimin e korrupsionit dhe padrejtësive, janë disa prej këtyre.
Megjithatë, jo për rastësi, të tre këto ligje, bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për qytetarë, nëpërmjet të cilit bëhej parandalimi i abuzimit me rritjen e çmimeve të produkteve bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare. Madje, Ligji për Këshillin Prokurorial ka më shumë se gjashtë muaj që është në trajtim.
Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet mend, që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021.
E pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh. Ecja jonë nuk do të ndalet. Sot, po e bëjmë hapin e radhës, me Strategjinë kundër Korrupsionit, të cilën jam i bindur që me shumë kënaqësi do ta votojmë në këtë mbledhje gjithsecili prej nesh.
Ju faleminderit.
lexo edhe:
Miratohet themelimi i strukturës për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsion
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona