Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi Ukrainën për të dhënë garanci të forta dhe mbështetje, pas grindjes në distancë të zyrtarëve të Kievit me partnerin e saj qeverisës, Silvio Berlusconi.
Teksa dëshmoi me sytë e saj masakrat dhe makabritetet e ushtrisë ruse në Bucha dhe Irpin, Meloni nuk i përmbajti lotët.
Më pas u rikthye në Kiev, ku u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilit i tha se populli i tij ka fituar tashmë.
Kryeministrja italiane i premtoi ndihma ushtarake, ekonomike dhe civile, pasi Ukraina punon për paqen, siç theksoi ajo.
Zelensky e falenderoi për mbështetjen dhe konfirmoi se Kievi dhe Roma kanë një vizion të përbashkët.
Meloni pati edhe një reagim ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, që përmendi raportet e mira mes Rusisë dhe Italisë në kohën e pandëmisë, duke nënvizuar se “bota ka ndryshuar pas 24 shkurtit për një zgjedhje që nuk është bërë nga Roma”./A2
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend