Klubi futbollistik, Llapi, ka njoftuar se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i skuadrës nga Podujeva.
28-vjeçari e ka nënshkruar sot (e martë) kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024.
Pas disa ditëve negociata, është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës prej një vit e gjysmë.
Anësori i djathtë ka përvojë në Greqi, Bullgari, Poloni dhe së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.
Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri te Skënderbeu.
Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe te Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni).
Nga edicioni 2020/21, Sahiti luajti për Sibenikun në Kroaci, kurse tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e KF Llapi.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend