Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbajti një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë në prag të 1-vjetorit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Biden u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i arriti objektivat e tij në Ukrainë.
Ndër të tjera, Biden bëri të ditur se më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë.
“Kur po bëhet 1 vit nga lufta, Putin nuk i ka arritur objektivat e tij, por sërish ai vazhdon. Ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të kursehet, përkundrazi, do të vijë duke u bërë më e fortë. Përpjekja e presidentit Putin për pushtet dhe pushtim, dështoi.
Më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë, municione dhe armatime të tjera. Shtetet e tjera të BE-së kanë avancuar ndihmën, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në ekonomi”, theksoi ai./euronews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...