Në shoqërimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtorin Rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangeli së bashku me drejtorin e aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.
Gjatë takimit, kryeministri falënderoi Drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje z. Maslichenko.
Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë, dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in.
Colangeli, në emër të BERZh-it shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.
Kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lëmë pas, kishte takuar Presidenten e BERZh-it, Odile Basso./arbresh.info/


Gjendet granatë e pashpërthyer në Rahovec, FSK e asgjëson në...
Pamje të reja zbulojnë zemërimin e Ruben Amorimit ndaj yllit...
Mbi 60 aksidente të regjistruara brenda 24 orëve të fundit n...
Publikohet çmimorja e re e biletave për Kupën e Botës
Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari – seku...
Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi n...