Një person është arrestuar sot në Gjilan, pasi që dyshohet se i njëjti, duke përdorur rrjetet sociale ka postuar foto të personave me emra të rremë, kinse kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke kërkuar mbështetje financiare
B.K (1992) nëpërmjet kësaj mënyre ka arritur që të përvetësoj një shumë të konsiderueshme të parave.
“Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mashtrim’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...