Neymar thuhet se ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, madje edhe nëse miku i tij, Lionel Messi, largohet nga kampioni i Ligue 1 në afatin kalimtar veror.
Braziliani është i lidhur për klubin nga kryeqyteti francez deri në vitin 2027 dhe dëshiron ta respektojë kontratën e tij.
L’Equipe bën të ditur se futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave (ai u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017) do ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes, përkundër se klubi është i interesuar ta vendosë në listën e shitjeve këtë verë.
Në anën tjetër, Messit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni dhe nuk ka shenja për rinovimin e saj, por edhe në rast të largimit të superyllit argjentinas, Neymar dëshiron të qëndrojë.
Ndryshe, deri më tani vetëm Chelsea dhe Newcastle United janë dy klubet e interesuara që mund t’i bëjnë ballë pagës së tij të lartë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...