Trajneri gjerman Thomas Tuchel mund të rikthehet në bankinën e Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Christophe Galtier, nëse skuadra eliminohet nga Bayern Munich në Champions League.
Parisienët u mundën 0:1 në ndeshjen e parë të 1/8 në Paris dhe do të kenë një detyrë të vështirë për ta përmbysur rezultatin në Munih në ndeshjen e kthimit.
Galtier u soll në Paris me synimin që PSG të fitojë përfundimisht trofeun e Ligës së Kampionëve, por atij nuk i ka shkuar mirë me ekipin kohët e fundit. PSG ka regjistruar tri humbje, tashmë është eliminuar nga Kupa e Francës pas humbjes nga Olympique Marseille dhe është vetëm pesë pikë para të njëjtit rival në Ligue 1.
Tuchel ishte në bankinën e PSG-së nga viti 2018 deri në vitin 2020, teksa u shkarkua më 25 dhjetor 2020. Më pas ai u transferua te Chelsea dhe disa muaj më vonë fitoi Ligën e Kampionëve.
Edhe gjermani raportohet se ka dëshirë të rikthehet në bankinën e PSG-së, duke pasur parasysh që drejtori sportiv Leonardo u largua nga klubi, me të cilin nuk kishte marrëdhënie të mira.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...